Turqia po përballet me zjarre të mëdha, të cilat kanë shkaktuar qindra dëme në njerëz dhe materiale, përcjell InLajmi.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit qe e ka kapluar shtetin turk ku raportohet për 4 të vdekur.
Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./InLajmi/