Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.
Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve.

Në mesin e viktimave janë një burrë 82-vjeçar, një çift dhe një zjarrfikës vullnetar, i cili po u dërgonte ujë kolegëve të tij. Ai u përfshi në një aksident me motoçikletë dhe vdiq në zjarr, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse dhjetëra zjarre tashmë janë nën kontroll, zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën me flakët në 14 vende të gjashtë provincave.