Më datën 30 korrik 2021 rreth orës 04:56, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se ne fshatin Nebregosht komuna e Prizrenit, në një lokal te fshatit ka ndodhur një rrahje masive, përcjell InLajmi.
I menjëhershëm ka qen reagimi i policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.
Patrullat po sa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur disa persona të lënduar, si të dyshuar në lidhje me ketë rast:
• A SH i datëlindjes 1997
• S A i datëlindjes 1992
• R F i datëlindjes 1970
• A Z i datëlindjes 1991
• H Z i datëlindjes 2000
• A H i datëlindjes 1976 dhe
• E R i datëlindjes 1995
Ku të dyshuarit me automjete private janë sjell në emergjencën e spitalit rajonal ne Prizren për tretman mjekësor, i dyshuari S A ka pësuar lëndime më serioze, ku ka lëndime ne pjesët e Abdomenit (në bark) lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehët thikë, ndërsa të tjerë kanë lëndime te lehta e te cilëve ju është afruar ndihma mjekësore.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë ne cilësinë e provave materiale. Ku gjate përleshjes mes tyre është përdor thika!
Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 ore. Pas gjashte orëve te njëjtit janë intervistuar ne prezence te avokateve mbrojtës. Ngjarja ka rrjedh si pasoj e ndikimit te alkoolit dhe rasti ka ndodh i çastit!
Me vendim të prokurorit të shtetit , te dyshuarit ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren!/InLajmi/