Turqia po përballet ditëve të fundit me zjarre shkatërruese ku për pasojë kanë vdekur të paktën tre persona.
Presidenti e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram solidarizues homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ajo ka pohuar se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira dhe lutet për të gjithë të prekurit.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, zjarret kanë shkatërruar disa pyje gjersa kanë lënë të lënduar mbi 150 persona.