Një person është gjetur i vdekur sot në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit” përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast, për InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka folur për detajet.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç. “, ka njoftuar Borovci.
Sipas tij, Policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./InLajmi/