Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.
Gjithashtu deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus në total është 305. /InLajmi/