Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vazhduar rrugëtimin e tij për të bujtur në familje të ndryshme në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Kësaj radhe, Ismaili ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka qenë në një familje në lagjen “Arbëria”, derisa ka treguar në fund se çka ka rregulluar.
Ndryshe, Ismaili, këtë iniciativë apo parafushatë, e ka nisur javë më parë, derisa qëllimi i tij është që të jetë sa më afër qytetarëve dhe t’i dëgjojë nga afër brengat e tyre, e në fund edhe të rregullojnë diçka së bashku në lagjet ku shkon.
Postimi i plotë i tij:
Astriti e Benita më pritën në shtëpinë e tyre në Arbëri, për me i pa e me i përjetu problemet si banor i kësaj lagje.
Në Prishtinë ka shumë njerëz të mirë me dëshirë me rregullu shumë gjana. 🙏
#bashkeendreqim/InLajmi/