Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e filmuar në Brazil, ku gjithë ngjarja ka ndodhur në një pikë vaksinimi.
Braziliani na komuna Bajeu kishte shkuar që të vaksinohet i shoqëruar nga të dashura e tij, pavarësisht që gruas i kishte thënë se po shkon në treg për të blerë disa gjësende.
Por, ajo çfarë nuk kishte ditur ishte që gruaja e tij po të njëjtën ditë kishte planifikuar të shkoj të vaksinohet – madje i kishte thënë burrit se planifikon ta vizitojë gruan e vëllait.
Kështu dyshja u takuan në qendrën e vaksinimit duke mos iu besuar syve që po e shihnin njëri-tjetrin. Ajo menjëherë iu vërsul të dashurave të tij që mbroheshin, por edhe kjo metodë nuk u ndihmoi aq shumë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj, ato pësuan disa mavijosje në vend të vaksinave dhe përfunduan në spital për tretman. E mediat braziliane raportojnë se nuk dihet se si ka përfunduar ky episod brutal i vaksinimit.
https://twitter.com/jhonhenriqueofc/status/1417993273612849156?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1417993273612849156%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fi-tha-gruas-se-po-shkon-ne-treg-gruaja-e-ze-ne-qendren-e-vaksinimit-me-te-dashuren-dhe-i-versulet%2F