Qyteti i Vushtrrisë, sonte është mbushur me grafite, përcjell InLajmi.
E kjo është bërë nga aktivistet e këtij qyteti së bashku me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist.
E këto mbishkrime feministe, sipas këtij grupi shfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.
Tutje, përmes këtyre, shkrimeve, si “Morali i shpisë nuk matet me trupin e çikave”, “Ai që t’rrehë e ka venin në burg , jo n’shpi”, “Puna e papagume e grave e manë shtetin”, “Virgjëria është shpikje e burrave”, e të tjera ishin mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje
Postimi i plotë:
Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave.
Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje./InLajmi/