E ardhmja e Martin Odegaard në Madrid nuk duket e sigurtë.
Sipas mediave spanjolle, Real Madrid është e hapur për shitjen e Odegaard gjatë afatit kalimtar të verës
Gjiganti spanjoll po kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre.
Mesfushori, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Arsenali ku ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira, përcjell Lajmi.net
‘Topçinjtë’ dëshirojnë ta kenë atë sërish në ekip por “Los Blancos” kanë refuzuar ofertat në huazim pasi kërkojnë shitjen përfundimtare.