Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet është duke e dëshmuar se nuk kapacitet dhe potencial të mjaftueshëm për të qeverisur këtë shtet, përcjell InLajmi.
Tërmkolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se arroganca, keqpërdorimet e mëdha dhe abuzimi me pushtetin dhe paranë publike për 100 ditë qeverisje, anashkalimi i çështjeve dhe problemeve esenciale të jetës së qytetarëve dhe çështjeve të funksionimit të shtetit, e bëjnë VV-në të papërgatitur për qeverisje ndërsa për aq sa qeverisë, qeverisë keq dhe dëmshëm.
Ajo gjithashtu ka thënë se kjo parti duhet të plotësojë kapacitetet përtej ngushtësisë poltike, dhe se kjo sitatë nuk është për t’u gazëuar por përkundrazi.
Postimi i plotë i saj:
De-maskimi!

Partia në pushtet, VV dhe Qeveria, po dëshmojnë se nuk kanë kapacitete dhe potencial të mjaftueshëm për të qeverisur me këtë shtet, e rrjedhimisht nuk kanë as kapacitete për të përmbushur detyrimet nga koncepti e programi politik mbi bazë të të cilit e kanë fituar pushtetin.
Arroganca, keqpërdorimet e mëdha dhe abuzimi me pushtetin dhe paranë publike për njëqind ditë qeverisje, anashkalimi i çështjeve dhe problemeve esenciale të jetës së qytetarëve dhe çështjeve të funksionimit të shtetit, e bëjnë VV-në të papërgatitur për qeverisje ndërsa për aq sa qeverisë, qeverisë keq dhe dëmshëm.
Për qeverisje serioze dhe zhvillim të shtetit, nuk mjaftojnë vetëm numrat!
Kjo qeveri ose duhet të plotësojë kapacitetet përtej ngushtësisë politike e partiake dhe të punojë në interes të shtetit e qytetarëve ashtu si’ç ka deklaruar për më se dhjetë vite ose shumë shpejt mund të ketë fatin e “shokut Zylo”, shkëlqimin dhe rënien!
Nuk është për t’ju gëzuar kësaj situate! Përkundrazi!
Problemi në këtë rast nuk qëndron te shkëlqimi apo rënia e një partie, një qeverie apo një kryeministri. Problem është dëmi për shtetin e qytetarët si dhe për “shpresën” dhe pritjet aq të mëdha të stisura nga vetë partitë në pushtet, VV e grupacioni “Guxo”! /InLajmi/