Edita Tahiri sot ka ditëlindjen, ka mbushur 65 vite, përcjell InLajmi.
E për ditëlindjen e saj, kanë shkruar urime të shumta, të afërm dhe miq të saj.
Njëra nga familjaret e saja, Eni Çobani, me fjalët më të mira ka uruar atë.
“Një vlerë që ju bashkua me vonesë familjes tonë por që ka jetuar në zemrën tonë gjithmonë.
Jetofsh dhe qindra vjet gezofsh e dashur me gjithë të mirat e kësaj bote se t’i je krenari kombëtare dhe për ne je fuqi dhe mirësi.
Të duam shumë dhe ky urim i përfshin të gjithë familjen tonë por pak më shumë të puth unë. Te presim”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Edita, ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, sot ka arritur moshën e pensionimit./InLajmi/