I pari i Shëndetësisë , Arben Vitia, në konferencën e mbajtur pas ardhjes së mërgimtarëve që kanë shpëtuar nga aksidenti tragjik në Kroaci, ka folur për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve, përcjell InLajmi.
Sipas tij, gjendja e të liruarve është stabile, ndërsa thotë se 4 prej tyre kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.
“Nga ky aksident ka mbetur të vdekur 10 persona, fillimisht 43 kanë qenë të hospitalizuar. 28 veta janë liruar nga spitali, dhe 15 të tjerë po vazhdojnë trajtimin në Kroaci. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, fatmirësisht gjendja e saj është stabile dhe nevojitet edhe disa ditë që të lirohet.
15 që po trajtohen atje janë në gjendje stabile, përveç 2 personave që janë në Intenzivë. Njëri është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Vitia.
Tutje, ai njoftoi se 4 nga bashkatdhetarët tanë kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse 6 të tjerë pritet të lirohen ditëve në vijim”, tha Vitia.