Në mbrëmjen e së mërkurës i është dhënë lamtumira e fundit, Anjeza Bellanicës, 18-vjeçares që humbi jetën të dielën në aksidentin në Kroaci, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, ku thuhet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.
“Mijëra qytetarë nga Krusha e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohë gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, njoftoi kjo faqe në rrjetet sociale.
Ndryshe, në këtë aksident tragjik që ndodhi të dielën në Brod të Kroacisë, humbën jetën 10 persona, derisa më shumë së 40 të tjerë u lënduan.
Postimi i plotë:
Krushë e Madhe 28 korrik 2021
Mijra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci./InLajmi/