Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 611. 316, prej të cilëve 304 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.608.322.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3.92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 188,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, kurse mbi 163.3 milionë dozën e 2, përcjell Reporteri.net
SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me koronavirus.