Salih Krasniqi ka punuar pothuase 38 vite, dhe ka operuar 4.000 pacientë në QKUK, dhe tash pas pensionimit të tij ai nuk mund të hy dhe të dal nga oborri i këtij institucioni pa paguar kartelën, përcjell InLajmi.
Krasniqi këtë e ka hasur ditën e martë pasi që e ka bërë djalin etij operacion në Ortopedi.
Tutje Salih Krasniqi ka shkruar se kur ka dashtur që të dal me vetur nga rampa e QKUK-së, ka vrejtur që kartela nuk i ka punuar, dhe të nesërmen u detyrua që të paguaj si të tjerët.
Ai ka shkruar se a është e drejt kjo që i ka ndodhur pasi që ka punuar plotë 38 vite në QKUK, ka operuar 4.000 paciente, ka marrë pjesë në 3 lufta çlirimtare si dhe ka edukuar qindra kolegë të tij të rinjë.
Tutje Salih Krasniqi ka thënë se ka propuzuar që personat që arrijn të pensionohen në QKUK, të hysen në oborrin e saj pa pagesë pasi që kan kontribuar një kohë të gjatë.
Postimi i plotë i tij:
Propozim për QKUK!
Ligjet e QKUK! Kjo kartel për hyrje me veturë në QKUK nuk më vlen mua!
Kjo më ndodh 27.07.2021 kur e operova djalin në Ortopedi nga Prof.Dr. Bujar Shabani të cilin e falenderoj për zemërsisht.
Kur desha të dal me vetur nga rampa e pashe se nuk po punon kartela (ID). Për fat ishte një punëtor i cili më njofti dhe ma hapi rampen. Të nesërmen u detyrova të paguaj si të tjerët.
Edhe pse mbi 38 vite punova në QKUK dhe ku operova mbi 4000 pacienta . Isha në 3 lufta çlirimtare dhe edukova mbi qindra kolegë të rinjë.
A është e drejtë kjo që më ndodhi mua dhe ngjajshëm ju ndodhi edhe kolegëve të mi .
Propozoj që personat që arrijn pensionin të u mundësohet që të ken të drejt të hynë në QKUK me vetura pa u paguar pasi që kan kontribuar një kohë te gjatë.
Me respekt Prof.Ass.Dr.Salih Krasniqi /InLajmi/