Naime Beqiraj, poetja, autorja e shumë këngëve të njohura, ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale, gëzimin e saj për vendasit, xhudistët pejanë të cilët jo vetëm kësaj here në ‘‘Tokyo 2020“, por pothuajse në secilën paraqitje të tyre, ia kanë zbardhur fytyrën vendit, përcjell InLajmi.
Por, së fundmi, poetja e njohur, ka ndarë edhe një detaj interesant, gjegjësisht një shkrim të saj për xhudistin, trajnerin e njohur nga Peja, Driton Kuka-Toni, të cilin shkrim e ka realizuar vet ajo shumë vite më parë, si nxënëse.
Toni, sipas përshkrimit të Beqirajt, kur është realizuar ky shkrim, ka qenë në klasë të 5-të, derisa poetja në të 8-ën.
‘‘Kēshtu e fillova gazetarinë e shkruar
Personazh Driton Toni Kuka, ishim nxënës të fillores, 1983
Unë në klasë të 8-të, Toni në të 5-tën
Në Rilindjen për fëmijë”, ka shkruar Beqiraj.
E në këtë shkrim, përshkruhet aq bukur portreti i Kukës, një nxënës shembullor ku në librezat e tij të shkollës figurojnë vetëm 5-at, ndërsa theksohet se ka pasion leximin ku ka lexuar më se 100 libra.
Nga ky shkrim kuptohet se Kuka qysh atëherë e ka dashur xhudon, madje nga atëherë medaljet kanë qenë pjesë e pandashme e tij.
Postimi i plotë i saj:
Kēshtu e fillova gazetarinë e shkruar
Personazh Driton Toni Kuka
Ishim nxënës të fillores, 1983
Unë nē klasë të 8-të, Toni në të 5-tën
Në Rilindjen për fëmijë. /InLajmi/