Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Tutje nga kjo ministri kanë thënë se qysh nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 195. /InLajmi/