Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka lutur kreun e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të mos e kandidojë për kryetar të Mitrovicës kryetarin aktual Agim Bahtirin
Hasani tha se është është vërtet turp që Bahtiri të kandidojë prapë. Hasani tha se këtë lutje po e bën meqë është vetë votues në Mitrovicë.
Tutje, ai tha se Bahtiri dhe niveli intelektual i menaxhimit në Mitrovicë është nën mesataren e qytetarëve që ai përfaqëson.
“Albini na e ka një borxh kësaj radhe, mos me qitë tipin e Agim Bahtirit sepse vërtet është turp, po flas si mitrovicali, po flas sepse jam votues… sepse niveli i menaxhimit të Mitrovicës dhe niveli intelektual është nën mesataren e qytetarëve që ai e përfaqëson. Në qoftë se… se Albini fuqinë politike që e ka sot… ka pafund intelektualë VV-ja në Mitrovicë… dhe unë besoj që kaq borxh Albini ia ka Mitrovicës… me të thanë të drejtën me na kursye, po i them publikisht kursena”, është shprehur Hasani në KlanKosova
Hasanit iu bë me dije se Bahtiri ka fituar zgjedhjet tashmë 2 herë në Mitrovicë, por Hasani ndërhyri duke thënë se pikërisht për këtë arsye Kurti duhet t’i bëjë nder Mitrovicës duke kandiduar dikë tjetër
“Por, Bahtiri po i fiton zgjedhjet që 2 herë…”.
“Që e fiton votën kjo nuk do të thotë… pikërisht për këtë (arsye) po them që Albini për fuqinë që e ka i bën nder Mitrovicës me caktu dikën që përfaqëson mesataren e intelektualëve dhe njerëzve të ndershëm të Mitrovicës”, shtoi Hasani.