Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se së voni nga Thesari janë vjedhur vjedhur 200.000 euro, raporton InLajmi.
Gjatë këtij fjalmimi deputeti Haxhiu, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se pse është mbajtur msheft kjo vjedhje.
“Pse duhet me mbajt të fshehtë kur vjedhjen 200 mijë euro. Nga Thesari i Shtetit i janë paguar një kompanie në mënyrë të kundërligjshme këto para”.
Pas kësaj ka reaguar menjëherë ministri Murati, ku të gjitha këto fjalë i ka mohuar.
“Nuk është në Thesarin e Shtetit, as në Ministrinë e Financave, por në një organizatë tjetër buxhetore. Të gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit. Rasti është në prokurori, dhe prokuroria i merr masat”.
Tutje ministri Financave, ka thënë se nuk mund që jep mashumë dajte sepse Prokuroria është duke e hetuar rastin.
Pas kësaj deputeti Bekim Haxhiu e ka marrë përseri fjalën, duke i thënë se nëse nuk do ta ngritja unë këtë çështje, ju nuk do ta tregonit. /InLajmi/
