Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka vdekur një 19 vjeçare nga Tirana.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në afërsi të fshatit Pojan ku një automjet i tipit Benz për shkaqe ende për t’u përcaktuar ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesja e mjetit, 19 vjeçarja me inicialet XH. M., ka vdekur rrugës për në spital, ndërkohë që pasagjeri 21 vjeçar me inicialet S.Xh. është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, përcjell A2 CNN
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.