Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të ligjit për koronavirus janë shqiptuar 3 gjoba ndaj 3 personave të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, gjithashtu policia ka shqiptuar edhe 1.504 tiketa të trafikut, përcjell InLajmi.
Sipas policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 91 aksidente trafiku, nga këto 28 me të lënduar dhe 63 me dëme materiale.
Sipas policisë në raportin 24 orësh është bërë e ditur se janë arrestuar 30 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 0 ![]() |
Aksident trafiku me të lënduar | 28 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 63 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1504 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 3 |
Persona të arrestuar | 30 |
Persona në mbajtje | 18 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 4 |