28 korrik 1299 – Marko Polo u kthye në Venecie.
28 korrik 1914 – Filloi Lufta I Botërore.
28 korrik 1921 – Kuvendi Luftarak Grek, i cili u mblodh në qytetin Kutahya, urdhëroi ushtrinë që të marshojë drejt Ankarasë.
28 korrik 1929 – Konventa e Gjenevës për pengjet e luftës u nënshkrua nga 48 shtete.
28 korrik 1943 – Ishte një prej ditëve më të zeza të Luftës II Botërore. Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar bombarduan Hamburgun duke shkaktuar vatra zjarri të shumta në qytet. Në këto zjarre humbën jetën 42.000 civilë gjermanë.
28 korrik 1976 – Një tërmet me magnitudë 8,2 ballë goditi qytetin bregdetar të Tangshanit në Republikën Popullore të Kinës duke shkaktuar 242.769 viktima dhe 164.851 të plagosur.
28 korrik 1992 – U nda nga jeta autorja turke Mebrure Alevol, një prej shkrimtareve të para të periudhës republikane të Turqisë.