Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), bazuar në inciativën e tij, për të qenë afër qytetarëve dhe të rregulloj diçka, së fundmi ka qenë në lagjen ‘‘Muharrem Fejza“ , përcjell InLajmi.
E në këtë lagje që ka shumë probleme, bazuar në ankesat e qytetarëve në rrjetet sociale, e ka pritur gazetari i njohur, Milot Hasimja.
Miloti, ashtu siç ka njoftuar Ismaili, por edhe që njihet se përmes rrjeteve sociale është shumë i zëshëm për shfaqur problemet, dhe kërkuar llogari për “harresën” e tyre, pra, problemet e shumta të lagjes.
E në fund të vizitës në këtë lagje, Ismaili ka treguar se së bashku me Milotin kanë rregulluar diçka të rëndësishme për fëmijët.
Postimi i plotë i tij:
Në Muharrem Fejza na ka pritë Milot Hasimja, gazetari dhe qytetari ma i zëshëm i lagjes, i cili e ka një vizion fantastik për lagjen e cila tash nuk funksionon. Bashkë kemi ndreq diçka të rëndësishme për fëmijët. 🏀. /InLajmi/