Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 2 tiketa për mos respektim të masave anti-Covid, gjithashtu janë shqiptuar 1.651 tiketa të trafikut, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë gjatë këtyre 24 orëve kanë ndodhur 101 aksidente trafiku, nga këta një me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 78 me dëme materiale.
Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
Aksident trafiku me të lënduar | 22 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 78 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1651 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 2 |
Persona të arrestuar | 28 |
Persona në mbajtje | 19 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 2 |
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 28 persona, 19 janë në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/