Dita e sotme ishte mjaft e suksesshme në aspektin sportiv për Britaninë e Madhe pasi për herë të parë që nga viti 1908 dy meshkuj britanik ngjiten në podium së bashku.
Tomi Din arriti të fitonte medalje ari në garën 200 metra not stil i lirë duke e kryer garën për kohën 1 minutën e 44.22 sekonda ndërsa patrioti i tij, Dankan Skot u rendit i dyti me vetëm 0.04 sekonda mbrapa duke siguruar një medalje argjendti, përcjell InSport.
Ky ishte një rekord për dyshen britanike pasi ndodhi për herë të parë pas 113 vitesh që dy notarë meshkuj britanik të ngjiten në podium së bashku. Një rezultat i pabesueshëm për 21-vjeçarin Din i cili vitin e kaluar u prek dy herë nga Covid-19, por arriti të siguronte medalje ari në Tokio.