Pas aksidentit tragjik në Kroaci të linjës Frankfurt – Prishtinë, që ju mori jetën 10 personave, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, transmeton InLajmi.
Maas ka bërë të ditur se ekipet gjermane janë në kontakt të vazhdueshëm me ato të Kosovës dhe të Kroacisë.
Tutje ministri gjerman ka shkruar se një gjë e kanë të sigurt, që në mesin e viktimave është edhe një shtetas i Gjermanisë.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me miqt tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe një gjë të sigurt të trishtë se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman. /InLajmi/




















