Kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci. Ata kanë ateruar, mirëpo ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët, raporton InLajmi.
2 autoambulanca kanë arritur në ANP për t’i trajtuar të mbijetuarit që kanë nevojë për tretman mjekësor.
Në autobusin, i cili u aksidentua kanë qenë 67 udhëtarë dhe 2 shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.
Ndryshe, në Aeroportin e Prishtinës, ka njoftuar se përveç familjarëe, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./InLajmi/