Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Podujevë ka ndërruar jetë pasi që e ka zënë traktori përderi sa ishte duke punuar në pyll, përcjell InLajmi.
Tujte në njoftimin e Policisë është bërë ë ditur se njësit relevante së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes , ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Podujevë, 25.07.2021-17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në pyll është zënë nga traktori dhe duke mos i përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/