Në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje në një argjendari, përcjell InLajmi.
Këtë për InLajmi, e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë .
I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njëjti është vënë nën kontrollë nga ankuesi I përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”, ka njoftuar, Borovci.
Ndërkohë, i njëjti më pas është arrestuar nga ana e Policisë dhe aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rastin.
Policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim, zbardhjen e rrethanave të rastit.
Borovci, tutje njoftoi se nuk raportohet për persona të lënduar./InLajmi/