Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutë, ka marrë vendim që 26 korriku 2021, ditë e hënë të shpallet itë zie, në nderim të qytetarëve të Kosovës të cilët humben jeten nga aksidenti tragjik në Kroaci, përcjell InLajmi.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë.
Bëhet e ditur se aksidenti në Kroaci i ka marrë jetën 10 kosovarëve, du disa nga ta ishin mërgimtar nga Gjermania, dhe po vinin në Kosovë për të kaluar pushimet e tyre.
Në këtë aksident kanë mbëtur edhe dhjetra persona të tjerë të lënduar. /InLajmi/