Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, është dërguar në Prokurorinë në Kroaci.
Në një video të publikuar nga ‘Sbonline.net’ shihet momenti kur shoferi del nga veturat e policisë së Kroacisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në aksidentin e autobusit i cili po vinte nga Gjermania për në Kosovë.