Aksidenti i djeshëm në Kroaci, ka prekur thellë artistët në vend, përcjell InLajmi.
Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.
Rina Balaj ka vendosur të anulojë koncertin e saj në Pejë i cili do të mbahej sonte, si shenjë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre sot.
Dita e sotme u shpall ditë zie nga Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjithashtu u shpreh zemërthyer për tragjedinë e ndodhur./InLajmi/