Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur të mahnitshme fitorën e Nora Hjakovës në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, përcjell InLajmi.
Sipas Krasniqit nuk kishte si të shkonte tjetër pasi që Nora kishte punuar për të arritur deri këtu dhe për të realizuar ënderrën e saj e të Kosovës.
I pari i PDK e ka uruar Norën për medaljen e artë olimpike, duke thënë se duhet përulur para punës së saj.
Postimi i plotë i tij:
E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike.
Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka.
Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë! /InLajmi/