I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me familjen e tij, sonte ka ndezur qirinjë në sheshin e komunës që udhëheq, “Adem Jashari”, në nderim të personave që kanë ndërruar jetë dje, në aksidentin tragjik në Kroaci, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë disa fotografi, derisa tha se solidarizohen me familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i tij:
Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.
Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë!/InLajmi/