Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fitorë së mdeljes së artë nga Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se Nora Gjakova, siguroi medaljen e 2-të të artë për Kosovën në Olimpiadë.
Tutje ka shkruar se kjo është inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne.
Postimi i plotë i tij:
E pamposhtur! E artë!
Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë.
Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne.
Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi
RH /InLajmi/