Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Enver Zymerin, në 10 vjetorin e rënies heroike, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar për Enverin se përtej jetës së tij ishin mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit.
Ndër të tjera kreu i AAK-së ka shkruar se Kosova dhe qytetarët e saj do të kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Enver Zymeri.
Postimi i plotë i tij:
Dhjetë vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri.
Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij.
Kosova dhe qytetarët e saj do të kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Enver Zymeri.
Lavdi!
RH /InLajmi/