Aksidenti i ditës së diele në Kroaci la të lënduar dhjetra persona, gjithashtu të vdekur disa të tjerë, përcjell InLajmi.
Në mesin e viktimave ishte edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.
Daja i saj, Leotrim Hoxhaj ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse për të, ku i ka thënë se ai ka pritur me padurim me i ardh mbesa e tij e me u knaq, ka pritur qe t’i sho sukseset e saj, por jo të shkruar për vdekjen e saj.
Tutje ai ka shkruar se në çdo lajme e në çdo familje është folur për këtë aksident të tmerrshm, por ai nuk ka dasht që ta besoi që mbesa e tij ishte pjesë e këtij aksidenti.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Sa me padurim presim te vin ne vendlindjen e tyre gurbetqaret ashtu si edhe ti i numerove ditet per me ardh te ne.E bukura e dajes,un te prita me ardh e me u knaq, prita qe ti sho sukseset e tua e jo te shkruaj per vdekjen tende.Qenka shum e veshtir me u pajtu me kete qe na e than per ty.Sod ne qdo lajm e ne qdo familje eshte fol per Aksidentin e tmerrshem qe ndodhi ne Kroaci por un nuk doja me besu qe ne mesin e tyre je edhe ti.Nuk lash vend e kend pa e pyt per ty po fundi qe ndegjova ma ndau zemren.Ende spo muj me besu qe sdo te sho me.Te zotit jemi dhe te ai do te kthehemi e ti qofsh lulja me e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon ne jeten tone.E paharrueshme do te jesh gjithmone Anjeza mbesa dajes. Anjeza Bellanica /InLajmi/




















