Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 automjeteve, përcjell InLajmi.
Lëndime trupore shkak i këtij aksidenti kanë marrë 4 persona, ku viktima femër pasi që është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, ndersa 3 persona e tjerë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalin e Mitrovicës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, 25.07.2021 – 01:30. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK. ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/