Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryeqytet, gjegjësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, rreth orës 17:30, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 2 vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, ka njoftuar Borovci.
Tutje, ai njoftoi po ashtu se 3 persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.
Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./InLajmi/