Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597. Në total numri i rasteve aktive është 169.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/