Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, është shprehur i trishtuar lidhur me aksidentin e autobusit me mërgimtarë në rrugën për vendlindje, përcjell InLajmi.
Në këto momente të rënda për familjarët e të vdekurve, Tahiri tha se i bashkohen dhimbjes së tyre.
“Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit, ndërsa për të gjithë të lënduarit, lutemi për shërimin sa më të shpejt të tyre”, tha Tahiri, derisa pati një apel për institucionet e vendit.
“Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që tu qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpall ditë zie për Kosovën”, tha ai, përmes rrjeteve sociale
Postimi i plotë i tij:
Lajmi tragjik nga Kroacia për aksidentin e autobusit me mërgimtarët tanë në rrugën për vendlindje na trishtoi pa masë.
Në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve tanë, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën.
Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit, ndërsa për të gjithë të lënduarit, lutemi për shërimin sa më të shpejt të tyre.
Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që tu qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpall ditë zie për Kosovën!/InLajmi/