• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Simptomat pas vaksinimit, a janë shqetësuese, deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë

J G nga J G
25 July 2021
në KRYESORE
0 0
0
Simptomat pas vaksinimit, a janë shqetësuese, deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

“Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai.

Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t’i kenë personat e prekur me COVID-19.

Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.

“Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë”, tha ajo.

Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të 2-ja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).

Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t’u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.

Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.

“Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se “nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut”.

Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.

Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.

Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.

“Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë”, deklarohen për REL nga Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t’i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.

Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.

“Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet “në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur “Delta”. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.

Një studim i ri në revistën mjekësore “Neë England Journal of Medicine” ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa.

 

Tags: Ministria e ShëndetësisëSimptomatVaksinimi
Postimi i mëparshëm

Një shtetase e Shqipërisë rrihet nga burri i saj në Prishtinë

Postimi tjetër

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

Të ngjajshme Postime

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit
KRYESORE

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

19 June 2025
Postimi tjetër
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu