Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i pikëlluar lidhur me aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti 10 persona kanë mbetur të vdekur dhe 40 të të tjerë mbetën të plagosur.
Rama iu shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave derisa tha se lutet për të lënduarit që ta kalojnë sa më lehtë.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova💔
Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave🇦🇱😰🇽🇰
/InLajmi/