Kosova u “zgjua” sot me lajmin e kobshëm, të aksidentit tragjik në Kroaci, nga i cili mbetën të vdekur 11 bashkëatdhetar, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare ndihet në këto momente.
“Me zemer te thyer per humbjen e jeteve te vellezerve dhe motrave nga Kosova. Lutjet e mia jane me familjet qe humben me te dashurit e tyre ne kete tragjedi”, ka shkruar Gjata./InLajmi/

















