Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.
“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.
Në aksidentin e sotëm tragjik në Kroaci kanë ndërruar jetë 10 persona në mesin e tyre edhe njëri nga shoferët e autobusit, përcjell IndeksOnline
Ndryshe, ky autobus po bartte bashkëatdhetarë tanë nga Gjermania për në Kosovë.