Ambasada e Italisë në Prishtinë ka ngushëlluar popullin e Kosovës me rastin e vdekjes së dhjetë personave në një aksident trafiku në Kroaci, ku si pasojë janë lënduar edhe mbi 40 persona të tjerë, përcjell InLajmi.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit të Kosovës për aksidentin tragjik që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave, ndërsa u dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova.
Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Ndërsa dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi./InLajmi/