Tottenhami është i vendosur për ta mbajtur në ekip së paku edhe një vit Harry Kanen.
Sulmuesi anglez është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura, të cilët ofrojnë para të majme për të.
Mirëpo, “Spurs” po mundohen t’ju bëjnë ballë këtyre ofertave pasi llogarisin ende në yllin e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Football London”. Raportohet se Manchester City i ofron 185 milionë euro për përfaqësuesin anglez.
Kane i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet këtë verë. Por, deri tash Tottenhami nuk duket i bindur për të hequr dorë nga ai, transmeton EO.
Kane i ka realizuar 33 gola me ekipin londinez në sezonin e fundit.