Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar me plotë emocion pas fitorës së xhudistës tonë, Distria Krasniqi, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi, Kraasniqi ka shkruar se e mban mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!
Tutje Krasniqi ka falënderuar Distrian për këto emocione duke e falënderuar edhe për medaljen e 2-të të artë.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!
Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!
Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papërsëritshëm Toni Kuka. /InLajmi/