Zyrtarishtë është bërë hapja e Lojërave Olimpike “Tokio2020”, të cilat janë duke u mbajtur në stadiumin olimpik të Tokios, transmeton InLajmi.
Në këtë stadium para pak çasteve është lëshuar himni olimpik, i cili tregon për hapjen e Lojërave.
Për Kosovës kjo është hera e 2-të që po merr pjesë, e cila kësaj radhe po përfaqësohet nga 11 sportistë, në mesin e të cilëve 6 janë me normë, ndërsa 5 me ftesa.
Para disa orëve edhe përfaqësuesja jonë ka kaluar nëparakimin e shteteve ku barta e flamuri është bërë nga e arta Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.
Tutje bëhet e ditur se edhe Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni për të parë nga afër lojërat si dhe për të mbështetur Kosovën. /InLajmi/
https://twitter.com/Olympics/status/1418575991618801665